1 qershori, është një festë e dedikuar tërësisht buzëqeshjeve dhe lumturisë së vogëlushëve kudo në botë.

Kaq e veçantë dhe plot surpriza ka qene kjo ditë edhe ne kopshtin 15 në qytetin e Elbasanit. Televizioni Skampa e ka ndjekur nga afër për të përcjellë të gjithë lumturinë e vogëlushëve.

Në kujdesin e veçantë të drejtueses së këtij kopshti, vogëlushët me ledhatimet dhe buzëqeshjet e tyre u kanë dhuruar kënaqesi jo vetem edukatorëve, por edhe prinderve të tyre. Vetë fëmijët janë më të lumturit, sepse kanë qenë në qendër të vëmendjes, ndjesi te cilat i kanë shprehur edhe per Televizionin Skampa.

 

Aktiviteti pati momente të larmishme, ku fëmijët kënduan dhe recituan. Nderkohë që të vecantë e bëri edhe prania e animatorëve, te cilët u dhuruaan vogëlusheve momente relaksi.

 

Dorina Baxhaku, drejtuesia e kopshtit 15, u shpreh më gjerësisht mbi organizimin. Mbi të gjitha theksoi se e gjithe festa i dedikohet vogëlusheve dhe falë bashkëpunimit me edukatoret dhe prinderit, aktivitete te tilla do te jene edhe me te shpeshta ne kete kopësht. Drejtuesja beri me dije gjithashtu se gjatë gjithë veres koshti do te jete i hapur.

 

Kopshti Nr.15 është një shembull i arsimit gjithëpërfshirës në qytetin e Elbasanit. Ndërsa nga drejtuesja Baxhaku punohet cdo ditë për tu ofruar vogëlusheve jo vetëm një atmosfere të këndshme për ta, por edhe edukuese.

Edlira XHERRI