Pushteti vendor ka përkujtuar sot dëshmorët e vendit në kuadër të 5 Majit, ditës së të rënëve.
Në një ceremoni të organizuar në bazë të rregullave të distancimit social, morën pjesë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kryebashkiaku Gledian Llatja e përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor. Gjatë fjalës së tij Balla vlerësoi të gjithë ata të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të atdheut.
Gjithashtu ai u ndal edhe në situatën që po kalojmë, duke vlerësuar marrjen e masave në kohë nga qeveria vendore, duke ndihmuar në pasjen e një numri të ulët të të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Elbasanit.
Situata e shkaktuar nga Covid-19 ka ndikuar edhe gjendjen ekonomike të shqiptarëve, por sipas Ballës Shqipëria ka të gjithë potencialin për t’ia dal mbanë dhe ta kalojë këtë situate, ndaj ripërsëriti thirrjen ndaj të githë qytetarëve shqiptarë që të blejnë produktet vendase.
Po ashtu kryebashkiaku Llatja dhe Prefekti Malaj vlerësuan kontributin e dhënë nga dëshmorët e vendit në luftën nacional çlirimtare.
Ndryshe nga çdo vit tjetër, ceremonia për nderimin e dëshmorëve të vendit u mbajt me një numër të kufizuar njerzish, për shkak të shmangies së grumbullimit dhe respektimit të distancimit social.
Elbasaninews.tv