Pas një viti pune, aktivitete, ëorkshope është zhvilluar ditën e sotme në shkollën “Imelda Lambertini” në Elbasan aktiviteti përmbyllës me qëllim angazhimin e nxënësve dhe promovimin e ideve inovatore si aplikacione /ëebsite. Në këto aplikacione fëmijët promovojnë të drejtat e tyre, përcjellin mesazhe kundër diskriminimit, përmirësojnë mekanizmat e referimit të bullizmit në shkollë etj.
Iris Briçi koordinatore e projektit tregon per Televizionin Skampa qëllimin dhe rëndësinë që kanë këto aktivitete per nxënësit.
Sakaq vete nxënësit e tre shkollave që prezantuan punimet e tyre ne ketë projekt folën mbi rëndësinë e përfshirjes dhe ngritjes së zërit për shqetësimet që i përkasin moshës së tyre.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). People in Focus është organizatë partnere në zbatimin e projektit, në shkollat 9 vjecare “Imelda Lambertini”, “Jeronim de Rada” dhe shkolla e “Shushices” në Elbasan.
Edlira XHERRI



























