Në kuadër të turit informues për Mbrojtjen Civile, Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës.
Takimi përfshiu prefektin e qarkut, Ali Mysliu, kryetarët e bashkive, si dhe ekipet e emergjencave dhe financës, ku u diskutuan masat për përballimin e rreziqeve si rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe çarjet e digave.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Çako, theksoi rëndësinë e përgatitjes së projekteve konkrete që përmirësojnë infrastrukturën dhe rrisin sigurinë e qytetarëve. Ai nënvizoi se veprimet e sotme përbëjnë një investim të rëndësishëm për parandalimin e fatkeqësive në të ardhmen.
Drejtori i përgjithshëm i AKMC theksoi se, kjo thirrje është një mundësi e rëndësishme për bashkitë e qarkut që të parandalojnë fatkeqësitë përmes investimeve të nevojshme.
Aplikimi për fondin e Mbrojtjes Civile është i hapur deri më 25 nëntor në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.
Turi i takimeve për Mbrojtjen Civile vijon dhe ditën e sotme do jetë në Korçë, me prefektin e Qarkut Korçë dhe kryetarit e bashkive të këtij Qarku.