Në Shqipëri vijojnë të rriten me ritme të larta rastet e reja, ndërsa që prej muajsh janë shtuar ndjeshëm dhe viktimat nga Covid 19. Mjekët shprehen se numri i rasteve të reja me koronavirus është shtuar në mënyrë të konsiderueshme ditët e fundit dhe se tashmë janë prekur në masë nga ky virus edhe moshat e reja. Për këtë arsye, mjekët bëjnë thirrje që të tregohen të kujdeshëm, duke ruajtur distancimin social, sepse “Covid nuk ka preferencë në moshë”. Sipas tyre, po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur.

 

Ndërkohë që të rinjtë shprehen se pavarësisht të gjitha masave që kërkohen nga mjekët ekspertë është e pamundur të mbrohesh kur nuk respektohen nga të gjithë.

 

Bashkia Elbasanit është një nga bashkitë me numrin me të ulët të të prekurve nga Covid 19, teksa Xhevahir Budani, Drejtor i Sherbimit Rajonal Parësor, jep me detaje numrin e të infektuarve. Deri në këto momente sipas Z.Budani në Bashkinë e Elbasanit janë testuar 1600 raste dhe kanë rezultuar poritiv 310 shtetas, 116 janë ende aktiv me covid 19, ndërkohë që kanë humbur betejen me 13 persona Edlira XHERRI