Në kuadër të ditës Botërore të Sindromës Daën bashkia e Elbasanit dhe Special Olympics Albania organizuan një aktivitet ndërgjegjesues, në të cilin merrnin pjesë Ministret Kushi dhe Manastirliu. Sipas kryebashkiakut Gledian Llatja, institucioni që ai drejton i ka në prioritet dhe në fokus të veçantë këta fëmijë.
Ministrja Manastirliu ka theksuar planet që ka qeveria për këta fëmije dhe familjet e tyre ne kete situate krize dhe jo vetem.
Sakaq, Ministria Kushi u ndal tek investimet që do të kryhen tek shkolla “Zera Jete”, e cila do të kthehet ne qender burimore, mënyrë kjo për t’u ofruar sherbim të gjithë femijeve të kësaj kategorie.
Vështirësitë më të mëdha i kalojnë familjet dhe prindërit, pasi fëmijët me sindromën daun kërkojnë një kujdes më të veçantë.
Në këtë organizim nuk munguan as mesazhet sensibilizuese në kuadër të kësaj dite, ku u premtua një vëmendje më e madhe nga të gjitha institucionet.
EDLIRA XHERRI



























