Në ditën e gjuhës rome, nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit midis Këshillit të Europës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Bashkisë Elbasan , për të çuar përpara axhendën e integrimit të komuniteti rom dhe atij egjiptian, pjesë e programit ROMACTED, “Për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e Romëve në nivel vendor”.

Jam i kënaqur që në dy vitet e fundit, nga koha kur jam zgjedhur si Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, të kem patur mundësinë të kontribuoj dhe të dëshmoj arritjet tona në rigjallërimin dhe zhvillimin e minoritetit Rom.

Që nga miratimi i Planit Vendor për Integrimin e Minoriteteve Rome dhe Egjiptiane 2019-2022 disa vite më parë, Bashkia Elbasan ka kushtuar më shumë energji dhe burime për të siguruar që njerëzit nga të gjitha grupet etnike në të gjithë Bashkinë Elbasan të kenë një mjedis ku të mësojnë, zhvillohen dhe përdorin gjuhën e tyre amtare.

Bashkia Elbasan, për t’iu ardhur në ndihmë ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për këtë pakicë ka ngritur struktura të efektshme të cilat bashkëpunojnë me të gjithë aktorët lokal për identifikimin, vlerësimin dhe monitorimin e shërbimeve të ofruara.

Deri më tani janë realizuar këto aktivitete sipas gjashtë fushave prioritare: regjistrimi civil, arsimi dhe dialogu ndërkulturor, punësimi dhe zhvillimi i aftësive, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe integrimi urban, si dhe mbrojtja sociale.

#Integrim #Gjithëpërfshirje #ROMACTED