Ulja e temperaturave nuk ka kaluar as këtë vit pa pasoja për më të vegjlit.

Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit me probleme të traktit respirator, temperaturë të lartë e ftohje. Rastet më të rënduara kërkojnë hospitalizim.

Mjekët këshillojnë kujdes  nga luhatjet e temperaturave dhe konsumim të lëngjeve të freskëta. Gjithashtu mjekët vërejnë të alarmuar konsumimin e pijeve energjike tek fëmijët nën 12 vjeç.

Gjithashtu në spitalin e Elbasanit ka paraqitje të shtuar për të marrë ndihmë mjekësore edhe të moshave të treta, sidomos të sëmurët kronikë.

Top Channel