Këtë mesjavë êshtë prezantuar Drejtuesi i ri Njësisë Operative Elbasan OST. Kryeinxhinieri i Drejtorisë Rajonale Elbasan /OSHEE , Lejdi Ranxha është prezantuar në këtë detyrë nga Administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit ,Skerdi Drenova.
Drejtuesi i ri i Njësisë Operative Elbasan vjen në këtē detyrë pas një eksperience pune 6 vjeçare dhe është vlerësuar për kontributin e tij në mirëmbajtjen e rrjetit elektrik të Rajonit të Elbasanit si dhe në rritjen e treguesve të OSHEE.
Ranxha zëvendësoi në këtë detyrë Idajet Buzin .