HODAJ: KEMI MBETUR TË RINJ NË SHPIRT
Pas 50 vitesh takohen sërish, duke dhënë shembullin se si miqësia e vërtetë i reziston kohës. Maturantët e shkollës “Kozma Naska” në Elbasan pas gjysmë shekulli i janë rikthyer bankave, por tashmë për të kujtuar vitet e bukura që kaluan së bashku.
Mes emocioneve dhe mallit ata kujtuan vitet e bukura të asaj kohe. Disa prej tyre nuk jetojnë më, të tjerë emigracioni i kishte çuar larg, por ata bënë të mundur takimin. Petrit Hodaj, iniciatori i këtij organizimi tregon me emocione realizimin e ketij eventi.
Por cfarë i bën më emocionues këto lloj takimesh?
Me nostalgji edhe ish maturante të tjerë përshkruajnë kujtimet e asaj kohe dhe emocionet e ritakimit. Veç maturantëve në takim ishin të pranishëm dhe profesorë të asaj kohe.
Takimi i gjeneratës është një plotësim shpirtëror dhe një ndjenjë e veçantë. Sipas pjesëmarrësve, ky takim konsiderohet si rinjohje, pasi vitet kanë ndryshuar fytyrat të cilat ndonjëherë vështirë të rinjihen, por jo zemrat dhe kujtimet.
Edlira XHERRI



























