Është inaguruar ditën e sotme në fshatin Bujqës të Elbasanit xhamia e re që do t’i shërbejë të gjithë besimtarëve të kësaj zone. Në këtë inagurim kanë marrë pjesë Kryetari i bashkisë se Elbasanit, përfaqësues të Myftinisë së Elbasanit, përfaqësues nga Fondacionit të Katarit në Shqipëri dhe besimtarë. Kryebashkiaku Gledian Llatja shprehu falenderimin nga ana e tij për këtë investim të këtij fondacioni, ndërkohë që pohoi se bashkëpunimi nga ana e institucionit që drejton do të jetë gjithnjë maksimal.

“Xhamia e re në Bujqës e rindërtuar tashmë, një dhuratë e bukur që do të shërbejë si foltore për besimtarët e zonës. ??

Bashkë me miqtë e mirë të Ambasadës së Katarit dhe Fondacionit “Qatar Charity” morëm pjesë në dorëzimin e kësaj vepre të bukur arkitektonike për Myftininë e Elbasanit dhe besimtarët e saj. ??????”

Sakaq, Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, si edhe përfaqësues të fondacionit nga Katari shprehën falenderimet e tyre dhe premtuan mbështetjen në të tjera projekte.

Xhamia u ndërtua më mbështetjen e Fondacionit të Katarit në vendin tonë. #EdliraXherri