MJEKJA VATHI: MOS NEGLIZHONI
Frika ndaj vdekjes dhe shpresa ndaj jetës janë në luftë të vazhdueshme për të gjitha gratë e vajzat e dignostikuara me kancer gjiri. Në tetorin rozë, muajin sensibilizues ndaj kësaj sëmundje që nuk po kursen as grupmoshat e reja, Televizioni Skampa bëhet bashkë me mjeket për sensibilizim. Sa gra e vajza në Elbasan përballën me armikun e heshtur dhe a e kanë fituar sot betejën kundër kancerit të gjirit? Mjekja onkologe, Luljeta Vathi, tregon për situatën dhe ndergjegjesimin ndaj armikut të heshtur që ‘përgjon’ trupin e femrës.
Për fat të keq, në vendin tonë femrat vazhdojnë të mos sensibilizohen për të kryer mamografinë, e cila u jep mundësinë të diagnostikohen në kohë me sëmundjen dhe të mund të kurohen në kohë.
EDLIRA XHERRI



























