Nga EDLIRA XHERRI … Shkrimtari, Ferit Rama, vjen me librin e tij të 10 “I panjohuri im i shtrenjtë”. Shkrimtari elbasanas, tregon per Televizionin Skampa pse ka zgjidhur këtë titull, ndërsa mes dhimbjes rreëfen historinë e ndodhur vite me parë dhe humbjen e djalit të tij.
Veç kësaj historie në këtë libër Z.Rama sjell edhe tregime e novela të tjera. Por kush është më e vecanta për të?
Ajo që është e rëndësishme në këtë libër janë mesazhet, vuajtjet që shkaktohen nga njerëzit që kemi më pranë vetes, dhe mosmirënjohja.
Një botë e mbushur me përjetime, eksperienca, emocione dhe dëshirë për të ecur përpara. Një botë e tërë përmes të njohurve, por edhe të panjohurve që ndonjëherë bëhen një pjesë e rëndësishme e njeriut.




























