LLATJA & GJINKURI INSPEKTOJNË PUNIMET

Bashkia e Elbasanit është duke kryer investime të rëndësishme sa i përket rrjetit të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e saj, ku rreth 50 mijë banorë të këtij qyteti pritet të përfitojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Synimi është që në pjesën më të madhe të qytetit të ketë 24 orë ujë. Investimi më i fundit po kryhet në në rrugën “Halit Narazani” që u vjen në ndihmë mbi 500 banorëve, ndërsa pas këtij investimi shumë shpejt fillojnë punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës.

Kryebashkiaku Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi Politik i PS për Qarkun Elbasan, Damian Gjiknuri, inspektuan nga afër ecurinë e këtyre punimeve.

 

Gjiknuri theksoi bashkëpunimin e mirë të bashkisë së Elbasanit me qeverinë, duke u ndërhyrë në shumë zona që kanë pasur probleme në infrastrukturë.

Kryebashkiaku u ndal më konkretisht edhe tek investimet e tjera që po bëhen në këtë bashki, ndërsa po ecet me ritme të kënaqshme.

 

Vetë banorët e kësaj lagjeje shprehën mirënjohjen për vëmendjen që po u kushton bashkia e Elbasanit, duke i bërë realitet një kërkesë të tyre të kahershme. Elbasaninews.al