Mesazhet sensibilizuese në Ditën e Tokës kanë një tjetër kuptim kur vijnë nga fëmijët, teksa të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për t’u kujdesur për të. Nxënësit e shkollës “Maarif School” në Elbasan përcollën mesazhin e tyre nga ambientet e parkut “Rinia”, duke pastruar mbetjet e lëna aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Arbena Çopja, mësuese në Maarif School në Elbasan, shprehet se tokës i kemi çdo ditë një borxh të madh për t’i kthyer mbrapsht, ndërsa edukimi që në këtë moshë do të bejë që të rritet nje brez me vlera dhe me ndergjegje se edhe toka duhet ruajtur.
Kjo ditë duket se ka një kuptim të vecantë edhe për bashkinë e Elbasanit, e cila e ka kthyer ne traditë që të premten e cdo jave te bëjë aksion pastrimi në të gjithe territorin e bashkisë. Sakaq, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Edlira XHERRI






























