Svetlana Timofeeva paraqitet sërish para gjykatës këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit.

Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës se sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë gjykata e Apelit në Tiranë.
Edlira Xherri