Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtërmaj të Elbasanit, ku një e moshuar e paralizuar ka humbur jetën tragjikisht pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Viktima, shtetasja H. Ç., rreth 75 vjeçe, jetonte e vetme dhe nuk ka mundur të dalë nga banesa në momentin e përhapjes së flakëve.
Zjarrfikësit dhe forcat e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, grupi hetimor vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të tragjedisë.
“Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën,” thuhet në njoftimin e policisë.