Ne qarkun Elbasan gjate oreve te nates dhe mengjesit te sotem kemi pasur reshje shiu me intensitet te larte ne gjithe qarkun. Nga shirat e rene kemi pasur renie inertesh e aluvionesh ne disa prej akseve rrugore te cilat jane pastruar nga firmat kontraktuese. Ne nje biznes privat ne Nj.A Labinot Fushe kemi pasur presence uji per te cilen po punojne punonjesit e ASHP te bashkise Elbasan pasi ka nje kanal te bllokuar. Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa fshatra te Njesive Administrative Kodovjat te bashkise Gramsh, Shales te bashkise Cerrik dhe Perparim te bashkise Peqin. Po punohet nga punonjesit e OSHE per riparimin e defekteve. Ndërkohë, rreth 5 hektarë tokë bujqësore dhe sera në fshatin Jagodinë janë përmbytur, si pasojë e daljes nga shtarti të një përroi. Janë përfshirë edhe oborret e disa banesave, por për fat të mirë uji nuk ka hyrë në shtëpi. Në Muriqan rrezikon të çahet argjinatura e Shkumbninit dhe rrezikohen disa banesa. Kryetari i Bashkisë, Prefekti dhe Shtabet e Emergjancave ndodhen në terren për të stabilizuar dhe mbajtur situatën nën kontroll.