Edhe këtë të shtunë qarku i Elbasanit ka vijuar pa asnjë rast të ri përsa i përket numrit të të prekurve nga Coronavirus. Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Vendor gjatë 24 orëve të fundit, ka marrë tamponët në tre raste të dyshuara si të prekur nga Covid-19 dhe ato kane rezultuar negative.
Elbasani vijon të mbetet në shifrat e 16 të prekurve nga koronavirus, ndërkohë që pesë persona e kanë fituar betejën me këtë sëmundje dhe janë shëruar.
Lajm i mirë vjen edhe nga qarku, ku deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i prekur, ndërkohë që janë bërë testime në Gramsh dhe Belsh, por për fat të mirë rezultatet kanë dalë negative.
Ndërkohë vijon me ritme të larta edhe shkelja e rregullave nga ana e qytetarëve. Vetëm në 24 orët e fundit janë 63 këmbësorë të ndëshkuar me masë administrative gjobë, pasi kanë lëvizuar pa autorizimin përkatës.
Edhe pse një ditë më parë Kryeministri bëri me dije se këto gjoba nuk do të ekzekutohen sërisht elbasanasit vijojnë të ndëshkohen masivisht, por gjithsesi, në bazë të vendimit nga qeveria, kanë përfituar nga amnistia.
Elbasaninews.tv