Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë”, u takua me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

 

Kuvendi njoftoi se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Kuvendit dhe deputetëve me të zgjedhurit dhe institucionet vendore.

 

Spiropali vuri në dukje se Kuvendi do të kujdeset për zgjerimin e mbështetjes për zhvillimin lokal dhe komunitetet, përmirësimin e shërbimeve publike jetike për qytetarët, mbështetjen për sipërmarrësit, fermerët dhe artizanët, zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe artizanale tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës etj., në të mirë të rritjes së mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.