Punimet për rikonstruksionin e tregut të fruta-perimeve në Rajonin 1 janë drejt përfundimit dhe shumë shpejt banorët e zonës do të kenë në dispozicion një hapësirë funksionale, bashkëkohore dhe me standarde të larta higjiene për tregtimin e produkteve të tyre.
Ky investim është pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës publike në shërbim të komunitetit. Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, ka theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave moderne dhe dinjitoze për tregtarët dhe konsumatorët, si dhe për nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Përveç rikonstruksionit të tregut, projekti parashikon edhe krijimin e një këndi shlodhës pranë zonës tregtare, ku banorët do të mund të kalojnë momente relaksi dhe socializimi në një ambient të gjelbëruar dhe të mirëorganizuar.
Ky është një tjetër hap konkret drejt një qyteti më të rregullt, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë.
Edlira Xherri