Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me kandidatët e për deputetë të qarkut të Elbasanit.
Rama u ndal sërish në fjalën e tij, te rëndësia e votës së shqiptarëve në 11 maj, për të mos pasur asnjë lëkundje dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë Bashkimit Evropian se shqiptarët konfirmojnë vazhdimin e negociatave përmes votës së tyre.
“Po realizojmë një punë në nivel tjetër komplet të një populli të tërë, edhe për fëmijët, edhe për të rinjtë, edhe për ata që s’do votojnë në 11 Maj që janë 14 vjeç dhe që mbas katër vjetësh do jenë 18 vjeç dhe do marrin pasaportën. Nëse në 11 maj të gjithë shkojnë në votim me këtë qartësi, atëherë negociatat mund të vazhdojnë pa asnjë lëkundje, që do të thotë në 12 maj ne kemi punën tonë, numërimi i votave, komisionet, por ama ata që shkojnë në zyrë çdo të hënë për të punuar me negociatat që janë 1000 veta në të gjithë rrjetin e punonjëse të shtetit nuk duhet të kenë luhatje dhe çfokusim dhe për ata që janë në Bruksel, që populli shqiptar konfirmoi vazhdimin e negociatave”, u shpreh Rama.
“Ne i kemi hapur negociatat vjet dhe mund t’i mbyllim në 2027, një shpejtësi marramendëse. Kur Komisioni thoshte të futet Shqipëria, ngrihej Holanda dhe thoshe “Jo”. Sot, ne kemi punuar pavarësisht se nuk na i kanë hapur negociatat zyrtarisht, kemi fituar shumë kohë dhe mund t’i mbyllim në 2027. Do të jetë rekord në gjithë historinë e integrimit. E filluam nga vrima e fundit e kavallit, nuk na hidhte njeri sytë dhe sot mund të jemi vendi që i ka bërë negociatat më shpejt nga të gjithë, 3 vjet, nuk ndodh!”, pohoi Rama.
…vijon