Investimet e Bashkisë së Elbasanit janë shtrirë në nivel kapilar, në çdo lagje, për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit dhe rritjen e nivelit te jeteses se qytetareve.
Krahas investimeve madhore, një vëmendje e veçantë po u kushtohet edhe ndërhyrjeve nëpër lagje e rrugica për ndërtimin e rrugëve, rrjetit të kanalizimeve, ndriçimit, këndet e lojërave etj.
Aktualisht Bashkia e Elbasanit është duke investuar në rrugën “Tomorr Domi” në Njësinë nr.1, një investim i cili do tu vijë në ndihmë të gjithë banorëve të zonës, por edhe bizneseve që operojnë në zones e ish ndërmarrjes se konservimit.
Aktualisht, Bashkia e Elbasanit ka shumë kantiere të hapura, ku po punohet për përmirësimin jo vetëm të infrastrukturës rrugore, por edhe për institucionet arsimore dhe sociale të qytetit. Kreu i Bashkisë se Elbasanit, Gledian Llatja ka theksuar se angazhimi i bashkise është të mbajë fjalën e dhene me punë te perditshme.
Edlira XHERRI