Punimet nëntokësore për shtrimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, projekt i KFV -së në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit vijojnë me ritme të kënaqshme. Ky projekt ndikon në të gjithë rrjetin në Njësinë nr 3, ku prioriteti kryesor është 24 orë ujë në ditë. I shoqëruar nga deputeti Florenc Spaho dhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve, Luan Tabaku, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja, gjatë një inspektimi në këtë investim shprehu bindjen se ishte e domosdoshme ndërhyrja nëntokësore në këtë zonë.

 

Sipas deputetit Spaho nga ky investim do të përfitojnë ujë të pijshëm 300 banorë të këtij blloku pallatesh, duke e konsideruar edhe një premtim të mbajtur nga ana e Bashkisë.

 

Bashkia e Elbasanit ka hapur shumë kantiere në të gjithë territoren e saj, duke kryer ndërhyrje që do të ëprmirësojnë ndjeshëm jetesën e banorëve të saj. Elbasaninews.al