Gjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka marrë tamponët e 8 personave të dyshuar me koronavirus.
Pas testimit, të gjithë tamponët kanë dalë negative dhe në Elbasan nuk ka raste të reja.
Ndërkohë që 18 persona tashme e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.
Nga ana tjetër vijojnë kontrollet nga ana e forcave të rendit në rrethrrotullimin e Bradashesit për të gjithë ata të cilët lëvizin nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas.
Elbasaninews.tv