Bashkia e Elbasanit është duke kryer nje tjeter investim te rendesishme për qytetin ne lagjen “Partizani”, ku janë duke u rikonstruktuar sheshet e pallateve. Ky investim jo vetëm që i sherben banorëve te zones, por i jep edhe nje pamje tjeter lagjes dhe vetë qytetit.

Lagja “Partizani” është pjesë e një transformimi të ri urban që pas rikonstruksionit të rrugëve kryesore, ndërkohë që me rehabilitimin e shesheve të pallateve, i japin kësaj zone më shumë hapësira të gjelbra e pushimi për banorët e saj. Për TV Skampa banorët e zonës vlerësojnë punimet që po kryhen, duke shprehur njëkohësisht edhe falenderimin e tyre.

 

Investimi është duke u kryer në bllokun e pallateve 650-653, ku më herët kreu i Bashkisë se Elbasanit ka bërë me dije se trasformim do të kënë të gjithë lagjet e qytetit dhe tek të gjitha Njësive Administrative. Rehabilitimi i lagjeve me një infrastrukturë moderne është në fokusin e veçantë të bashkisë së Elbasanit, ndaj edhe investimet do të vijojnë në lagjet e tjera.

 

Edlira XHERRI