
Për të dytin vit me radhë në Elbasan u zhvillua turi offroad i makinave rally, aktivitet i cili po kthehet në një traditë. Për të gjithë të apasionuarit e makinave ky aktivitet ishte një shoë impresionues në bulevardin e qytetit, por qëllimi duket se nuk është vetëm ky. Aktiviteti i cili mbështete nga Bashkia e Elbasanit synon të nxisë promovimin e zonave turistike me qëllim zhvillimin e tyre.
Organizatori i këtij aktiviteti falendëroi Bashkinë e Elbasnait për mbështetjen dhe të gjithë djemtë pjesëmarrës.
Nën një peisazh fantastik mjetet off road përshkuan kurorën e Elbasanit për të mbërritur në Furarin e mrekullueshëm në çdo stinë. Aktivitete të tilla pritet të nxisin zhvillimin e turizmit në zonat malore të Elbasanit.
Edlira XHERRI




























