Puna nuk ka ndalur asnjë çast për rritjen e sigurisë rrugore në territorin e Bashkisë Elbasan. Aktualisht, në aksin rrugor Muriqan–Thanë po vendosen kufizues shpejtësie, veçanërisht pranë shkollave dhe zonave të banuara.
Ky investim ka si qëllim mbrojtjen e jetës së qytetarëve, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve dhe duke garantuar një lëvizje më të sigurt për nxënësit, fëmijët dhe komunitetin lokal.
Bashkia Elbasan thekson se siguria rrugore mbetet një ndër prioritetet kryesore dhe punimet për përmirësimin e infrastrukturës vijojnë çdo ditë në zona të ndryshme të qytetit dhe fshatrave.