Elbasani është zona që ndër vite ka prodhuar talente në peshëngritje dhe emri i radhës është Kristi Muça.

Djaloshi i Klubit Sportiv Elbasani është ngjitur në podium me medalje bronzi (vendi 3) në kampionatin ndërkombëtar të peshëngritjes që u zhvillua në Plovdiv të Bullgarisë për moshat U-17.

Në peshën deri në 67 kilogramë, Muça ia doli të ngrinte 115 kilogramë në stilin e shtytjes dhe të shënonte emrin te medalistët. Padyshim një triumf që i jep besim djalit të ri për të ardhmen e kësaj disipline, edhe me ndihmën e trajnerit Ilir Çela.

Veç Muçës, në Elbasan ka bazën edhe Enkileda Carja, peshëngritësja që premton për të ardhmen.