“Ki guxim t’iu thuash JO armëve!”, – ishte mesazhi kryesor i takimit të zhvilluar në Elbasan, në kuadër të fushatës për ndërgjegjësimin mbi rreziqet dhe keqpërdorimin e armëve të vogla dhe të lehta. Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, z. Michel Tarran, Drejtorin e Policisë Elbasan, z. Fatmir Hoxha, Drejtuesine e Prokurorisë, z. Kreshnik Ajazi, Drejtoresha ZVA Elbasan znj. Vesa Liço dhe të rinj e të reja, ndanë ide konkrete për rritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike për sigurinë.
Gjatë takimit kryebashkiaku Llatja, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të të rinjve, për rreziqet që lidhen me armët e vogla dhe të lehta. Ai theksoi se përdorimi i paligjshëm i armëve mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë publike dhe stabilitetin e shoqërisë.
Më tej, Z.Llatja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve lokale, organizatave dhe vetë komunitetit, për sensibilizimin dhe krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të informuar, ku të rinjtë të jenë të ndërgjegjshëm për rreziqet e armëve dhe të marrin vendime të informuara për t’i shmangur ato.
Statusi; Sot diskutuam në Elbasan mbi bashkëpunimin mes institucioneve dhe organizatave rinore për të parandaluar dhunën dhe për të forcuar besimin në institucionet publike. 👥🤝 Së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, z. Michel Tarran, Drejtorin e Policisë Elbasan, z. Fatmir Hoxha, Drejtuesine e Prokurorisë, z. Kreshnik Ajazi, Drejtoresha ZVA Elbasan znj. Vesa Liço dhe të rinj e të reja, ndamë ide konkrete për rritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike për sigurinë. 🌍✨ Fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje mbetet një prioritet. Këshillat rinorë dhe buxhetimi me pjesëmarrje janë shembuj të angazhimit tonë për një Elbasan më të sigurt dhe gjithëpërfshirës. ”
Elbasaninews.al Edlira Xherri