Teuta dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë në javën e 11-të të Superiores. Ndeshja në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin 0 me 0. Rastet nuk munguan teksa spikatën ato në pjesën e parë. Në të dytën ndërkohë ishte Ze Gomesh që nuk ia doli të shënojë golin e fitores, kur luhej minuta e 92-të. Në 16 pikë është Elbasani tashmë dhe Teuta në kuotën e 15 pikëve.

Pas ndeshje foli portieri i Elbasanit, Razak Abalora, i cili mbajti të paprekur portën e verdhebluve.

“Falenderoj për titullin lojtar i ndeshjes. Nuk është i lehtë kampionati, po bëjmë shumë mirë. Dhe sot ndeshje e vështirë ku ishim dhe të pafat, në fund të fundit një barazim. Kampionati nuk është i keq, ndihem mirë tek Elbasani, ato që menaxhojnë skuadrën po bëjnë mirë. Jam shumë i lumtur këtu. Unë dua të luaj me topin në këmbë, por ndonjëherë situatat janë që duhet të luaj me topin e gjatë, dhe pse nuk më pëlqen duhet t’i përshtatem situatës”, u shpreh Abalora për RTSH.