Në kuadër të projektit “Zgjerimi i shtrirjes dhe ofrimit të shërbimeve të kujdesit social të Qendrës Sociale Balashe për fëmijët dhe familjet në nevojë (EMBRACE BALASHE)”, në Elbasan po zgjerohet ofrimi i shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme.
Falë mbështetjes së #EU4SocialCare, IRCA në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë vënë në funksion një risi të rëndësishme: 🚐 Njësinë Lëvizëse të Kujdesit Social, e cila ofron shërbime psikologjike dhe fizioterapeutike pranë familjeve në nevojë.
Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është programi “Pas Shkolle”, i cili vijon të mbështesë fëmijët përmes aktiviteteve edukative, sociale dhe kreative. Ky program ndihmon fëmijët të përforcojnë njohuritë shkollore, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të rriten në një mjedis gjithëpërfshirës e mbështetës.
Përveç shërbimeve për fëmijët dhe familjet, projekti i kushton rëndësi edhe forcimit të kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale, përmes një programi trajnues me fokus në qasje gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj gjinisë.
Ky projekt synon të krijojë një model funksional dhe afatgjatë për mbështetjen sociale në komunitet.
EMBRACE BALASHE zbatohet nga Institute of Romani Culture in Albania – IRCA dhe Bashkia Elbasan, në kuadër të programit #EU4SocialCare, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe zbatohet nga UNICEF Shqipëri dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Edlira Xherri