Qyteti i Elbasanit ka qënë objekt i penelit të shumë piktorëve të huaj, që e vizituan atë në periudha të ndryshme kohore. Një pjesë e krijimeve me temën e Elbasanit janë mbresa kalimtare, veprat e krijimit të udhëzimeve në Shqipëri të piktorëve, përmes kalimeve në qytet. Pjesa më interesante e veprave të krijuara nga piktorë, që qëndruan gjatë dhe krijimtarisë artistike të realizimit, për të fiksuar mbresat nga jeta në Elbasan. Eduard Lir (Edward Lear). Ka pikturuar tablonë e njohur në Mali i Tomorrit.Më 1848, Lir tregon se pikturoi disa akuarele nga qyteti. Tabloja “Mali i Tomoriť” është nga më të bukurat e temave shqiptare dhe më e bukura e njohur deri më sot për Elbasanin. Peizazhi i pikturuar në Elbasan pasqyron shkëmbinj, gërxhe, pemë të lartë, fushë e gjerë që duket si në plan të parë dhe në sfondin malin e Tomorit, që i jep emrin tablosë. Në qytet Liri ka realizuar dhe disa tablo të tjera.
Ludvig Hesaimer (Ludwig Hesseimer). Më 1917 piktori vjenez, i frymëzuar nga Elbasani, realizon pikturën “Selvitë” në Elbasan.
Stanislav Nojman (Stanislav Neumann). Autori çek, i njohur si poet e shok i R. Rolanit, A. Fransit, H. Barbysit. Gjatë Luftës së Parë Botërore (1916), qëndroi një vit e gjysmë në Elbasan e Beragozhdë të Pogradecit, me detyrën e sanitarit. Pikturoi 35 akuarele e pastel me motive nga Elbasani. Në v.1922, botoi në Pragë librin “Elbasani”, ku janë përfshirë dhe pikturat e tij. Mbas vdekjes, veprat u ruajtën në Muzeun Kombëtar të Letërsisë në Pragë.
Kora dhe Xhon Gordon (Cora e John Gordon), çifti anglez që qëndruan në Elbasan gjatë v. 1926. Më 1927, botojnë në Londër disa vizatime, bimë grafika me pamje nga qendra e qytetit. Brenda një kuadri të ngushtë janë fiksuar Kulla e Sahatit (shih), dyqanet karakteristike, pemët e larta etj.
Otakar Shila (Otakar Shila). Piktori çek vjen në Shqipëri në v. 1929 dhe qëndroi në Elbasan. Pikturoi një tablo të veçantë motive nga Elbasani i titulluar “Djaloshi nga Kërraba”.
Xhorxho Oprandi (Giorgio Oprandi). Piktori italian viziton Elbasanin, gjatë qëndrimit në Shqipëri në v. 1936-1937. Pikturoi tablonë “Rrugicë në Elbasan”.
M. Sorbeli (M. Sorbelli). Piktor italian, qëndrimit në Elbasan në v. 1930 realizon dy tablo: “Tregu në Elbasan” dhe “Teqja e Madhe” (shih).
U. Ipolito (U. Ipolito). Piktor italian, gjatë vizitës në qytet në v. 1930 realizoi tablonë “Elbasani”.
(Edit Durham)Në fillim të shek. XX qëndron në Elbasan dhe realizon një numër të madh skicash e akuarelesh, tema e të cilave u bën qytetit, e krahinat tij, portretet me veshjet karakteristike të zonave. Një pjesë e tërë e Ballkanit dhe në veprën e njohur “Brenga e 1905”.
Motivet e marra nga Elbasani, tregojnë për bukurinë e tij, që frymëzuan piktorë të ndryshëm europianë në krijimet e tyre.Veprat më të arrira u ekspozuan në galeritë e njohura europiane.
Përshtati Arjola Tashi burimi (Enciklopedia Elbasanit)