Muaji Gusht në Elbasan ka marrë tashmë një identitet të veçantë: është kthyer në një muaj festiv, ku qyteti pulson me jetë, kulturë dhe argëtim.Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, kjo traditë po forcohet vit pas viti, duke ofruar për qytetarët dhe vizitorët një atmosferë të pasur me aktivitete për të gjitha moshat.
Nga lojërat popullore që na rikthejnë tek rrënjët, te ekspozitat, koncertet dhe aktivitetet për fëmijë, çdo ditë Gushti në Elbasan është një festë për shpirtin dhe komunitetin.Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij muaji të gjallë dhe të veçantë. Eja ta festojmë së bashku Elbasan.