Kur tashmë qytetarët në qarkun e Elbasanit i janë rikthyer normalitetit e njëjta gjë duket se po ndosh edhe më situatën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Edhe këtë të martë në qarkun e Elbasanit nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus. Drejtoria e Kujdesit Shëndëtësor Parësor në Elbasan gjatë 24 orëve të fundit ka bërë ritestime në disa persona, ku për fat mirë kanë rezultuar të gjithë negativë dhe numri i të prekurve vijon të mbetet 20.
Raste këto të cilat i përkasin të gjithë bashkisë së Elbasanit, pasi 6 bashkitë e tjera të qarkut nuk u prekën nga kjo sëmundje që deri më tani ka infektuar rreth 4 milion njerëz në mbarë botën.
Në total ISHP Elbasan ka testuar rreth 400 persona të dyshuar, ku të konfirmuar kanë dal vetëm 20 dhe aktualisht vetem një rast është ende aktiv, pasi 19 tashmë janë shëruar plotësisht.
Elbasaninews.tv