Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mesnatës në Fushë-Prezë ku një automjet u përplas me një betoniere ku për pasojë humbën jetën 4 të rinj.
Ata janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi.
Ndërsa Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes makina shpërtheu në flakë menjëherë pas përplasjes.
Nga burime thuhet se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë, pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.
Ajo ka qenë në lëvizje dhe automjeti tip Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.
Makina e të rinjve ka shpërthyer menjëherë në flakë. Policia po heton nëse betonierja kishte sinjale stopa nga pas.