Një rast vjedhjeje nën kërcënimin e armëve të zjarrit, është zbardhur dhe dokumentuar plotësisht mëngjesin e sotëm në Lezhë.

 

 

Policia bën me dije se gjatë natës, dy të rinj David Lalaj dhe Mark Lalaj, nën nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, vodhën xhiron ditore të një karburanti në Shënkoll të Lezhës dhe më pas janë larguar me motoçikletë.

 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

 

 

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë.tch