Një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri këtë të enjte në lagjen “16 Prilli” në Fier rreth orës 11:00.

 

 

Sipas informacioneve viktima është Elton Javori, banues në Fier, ndërsa ende nuk dihet shkaku i vrasjes dhe nëse ka të shkuar kriminale.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

 

 

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato të FNSH-së Fier që po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit apo autorëve

 

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, ndërsa grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp për një ngjarje tjetër theksoi se brenda një kohe të shkurtër do të vendoset para drejtësisë autori i krimit.tch