Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku është gjendur në banesë një trup i pajetë.
Bëhet me dije se është gjetur i pajetë në banesën e tij Hizer Abazi.
Mësohet se Abazi ka pasur problem me alkoolin dhe se jetonte i vetëm pasi ishte ndarë disa kohë më parë nga bashkëshortja.
Dyshohet se personi ka ndërruar jetë tre ose katër ditë më parë.
Sakaq, trupi i pajetë është dërguar drejt morgut, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.newsbomb