Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për mjekun 32 vjeçar Klidid Dodi i arrestuar një ditë më parë për shpërdorim detyre.

 

 

Ndërkohë gjykata gjithashtu ka pezulluar nga detyra mjekun dhe i ka ndaluar atij të largohet nga Shqipëria.

32 vjecari me detyrë mjek në spitalin e Elbasanit akuzohet se ka tentuar të fshehë një tentativë vrasje. Një i ri 26 vjeç u plagos me thikë në lagjen “Haxhias” në Elbasan mesnatën e së premtes, ndërkohë mjeku që ka pritur pacientin nuk ka shënuar asnjë të dhënë në kartelën e tij mjekësore.

 

Më tej, burimet bëjnë me dije se mjeku Kidid Dodi 32 vjeç ka refuzuar t’i dorëzojë kartelën mjekësore punonjësve të policisë të cilët po hetonin ngjarjen e rëndë.

 

 

Nga ana tjetër Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 59 vjeçarit Anton Kasa i akuzuar për vrasje më dashje të mbetur në tentativë. Ky i fundit në gjendje të dehur goditi me thikë në pjesën e qafës një 26 vjeçar.tch