Teksa hapat e parë në këtë sport 17 vjeçarja i nisi në Elbasan, sot nderon ngjyrat kuqezi si dominuese absolute në kategorinë e saj në peshëngritje për peshën deri në 63 kg në Kampionatin Evropian të të Rinjve që po mbahet në Durrës.
Peshëngritësja kuqezi u shpall kampione e Evropës në kategorinë Junior duke vendosur 6 rekorde evropiane.
Enkileda Carja vendosi rekorde në stilin e shkëputjes teksa ngriti peshat 95kg, 96 kg dhe 98 kg duke marrë medaljen e pare në këtë stil.
Ajo ishte perfekte edhe në stilin e shtytjes duke vendosur rekordet e reja evropiane teksa ngriti peshat 113 kg në provën e parë, 116 në të dytin dhe 118 kg në tentativën e tretë, rekorde që shoqëruan një tjetër medalje të artë.



























