Ka idhull Sergio Ramos, edhe për faktin se luan në qendër të mbrojtjes. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin Ersi Stafa, një nga lojtarët më të talentuar që ka dalë së fundmi nga moshat në qytetin e Elbasanit. Pasi e nisi karrierën e tij tek ekipi i Pepës në moshën 6 vjeçare, ka luajtur atje deri ne moshen U-17, në Kategorinë Superiore. Më pas, karriera e tij erdhi në rritje, duke luajtur me ekipin e Elbasani U-19, madje u aktivizua në disa ndeshje edhe me ekipin e parë. Duke parë paraqitjet e tij në fushë ra në sy edhe të trajnerëve të Kombëtares, teksa u grumbullua edhe nga skuadra U-19 e kuqezinjve. Pandemia nuk i dha mundësinë që të luante fillimisht tek Academy Fulham në Spanjë në moshën 16 vjeçare, ku edhe pse kaloi të gjitha provat, Covid e detyroi të rikthehej në shtëpi. Gjithsesi, pasioni, këmbëngulja, por sigurisht edhe talenti, bën që djaloshi shtatlartë 185 cm dhe 72 kg, tipik për një mbrojtës qendre, ku arriti të shpërngulej sërish në Spanjë, ku aktualisht luan për klubin La Vall de Uxó U19 dhe U23 dhe shihet si një nga lojtarët më me përspektivë. “Ky vit ishte një vit i mirë per mua, kam marrë disa ftesa në shtete të ndryshme si Spanjë, Bullgari dhe Itali, por vendosa të shkoj në Spanjë, sepse më pëlqen futbolli, prespektivat për futbollin, mënyra se si dashurojnë futbollin dhe çdo gjë tjetër. Së shpejti shpresoj që të bëj kontratën e parë për mua në Spanjë. Jam shumë i lumtur që luaj këtu dhe kam shumë besim që do të arrij qëllimet e mia, gjithmonë duke punuar shumë. Idhulli im është Sergio Ramos, ëndrra ime dhe qëllimi im është të luaj në top 5 ligat më kryesore në botë, në ligat më të rëndësishme”, shprehet Stafa, i cili ka lindur në Selanik të Greqisë, por fillimet e futbollit i pati në Elbasan, për të përfunduar aktualisht në Spanjë. Këtë sezon ai ka luajtur në 12 ndeshje, ku edhe pse një mbrojtës ka shënuar 3 gola, ndërsa bie në sy për ndërhyrjet e sakta në zonë.