ATSH-DPA/ – Një panda ka lindur në një park safari të Singaporit një këlysh mashkull, thanë zyrtarët përgjegjës për kafshët e egra duke u bërë thirrje vendasve të gjejnë emra tërheqës, të lehtë për t’u mbajtur mend për beben e ariut, i pari i këtij lloji i lindur në qytet-shtet.
“Gjinia e këlyshit u përcaktua përmes një serie vlerësimesh vizuale të kryera nga ekipi i kujdesit të pandave nga ‘Wildlife Reserve Singapore (WRS)”, theksoi WRS-ja pas konsultimit me ekspertët kinezë.
Në moshën një muajshe, këlyshi “filloi të zhvillonte shenja të zeza të dukshme rreth syve, veshëve dhe trupit të tij, duke u shndërruar nga një i porsalindur rozë pa flokë në një version miniaturë të prindërve të tij”, sipas WRS-së.
Këlyshi do të mbushë 100 ditë më 21 nëntor dhe WRS-ja shpreson t’i ketë dhënë gjetur një emër, të nxjerrë nga sugjerimet që duhet të pasqyrojnë personazhe me kuptime ose atribute pozitive, që kanë lidhje me trashëgiminë dhe kulturën e Singaporit dhe Kinës”./ /os/


























