ATSH-ANSA/ – Nga zyrat më të larta institucionale te përfaqësuesit e familjes mbretërore, por edhe personalitete të TV, muzikës dhe argëtimit.

Edhe këtë herë tribuna e ”Wembley” do të mirëpresë shumë fytyra të njohura nesër në mbrëmje, me rastin e finales së Euro 2020 Itali-Angli.

Ai që do të përfaqësojë Italinë do të jetë presidenti Sergio Mattarella, i cili do të shoqërohet në Londër nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Kryeministri Mario Draghi nuk do të marrë pjesë në finalen e të kaltërve. Mungesa e tij justifikohet nga protokolli institucional, i cili nuk siguron – për ngjarje të ngjashme – praninë shoqëruese të Presidentit të Republikës. Për më tepër, Draghi, së bashku me kancelaren Angela Merkel, ishin shprehur kundër konfirmimit të Londrës si vendi i finales për shkak të rritjes neto të infeksioneve të regjistruara në javët e fundit në BM për shkak të variantit Delta.

Në mënyrë të pashmangshme, përfaqësimi i anglezëve fillon me kryeministrin Boris Johnsondhe me bashkëshorten Carrie Johnson në krah të tij.

Nuk dihet nëse ai do të shfaqet me të njëjtën fanellë të bardhë të Anglisë, që e veshi në gjysmëfinalen kundër Danimarkës.

Do të jetë edhe princi William, një gjë e domosdoshme në ”Wembley” edhe për rolin e tij si president nderi i Shoqatës Angleze të Futbollit, si dhe përfaqësues i familjes mbretërore, trashëgimtari i dytë i fronit.

Dukesha Kate nuk do ta shoqërojë William në ”Wembley”.

Në tribunë do të jenë edhe presidenti i UEFA-s,Aleksander Ceferin, i shoqëruar nga ikona e futbollit anglez, David Beckham, i pashmangshëm në të gjitha ndeshjet e Tre Luanëve.

Një ftesë e veçantë iu dërgua gjithashtuChristian Eriksen dhe ndihmësmjekët që i shpëtoi jetën, gjatë atakut kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Islandës.

Pjesa e showbiz-it është e plotë duke filluar me Robbie Williams, Noel Gallagher dhe Adele.

Midis fytyrave të njohura pritet të jenë gazetari Piers Morgan dhe komediani James Corden.

Më në fund, mungesa provokuese, e konfirmuar edhe për finalen, e deputetit konservator Lee Anderson, në polemikë të hapur me zgjedhjen e lojtarëve anglezë të kombëtares. Bojkoti personal i Anderson vazhdon, por ai ka bërë të ditur se do të njoftohet për rezultatin e ndeshjes përmes telefonit të tij celular./ a.jor.