ATSH/ – Spanja dhe Polonia ndanë nga një pikë sot në mbrëmje, pas barazimit 1-1 në stadiumin ”Estadio de la Cartuja”, sipas pamjeve televizive.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për spanjollët, pas golit të Moratas (25′).
Në pjesën e dytë, Polonia barazoi me Lewandowskin (54′).
Ndeshja, e gjykuar nga italiani Orseto, ishte e vlefshme për Grupin E./ a.jor.