ATSH/ Kombëtarja basketbollit e vajzave ka fituar vendin e tretë në Divizionin C të Kampionatit Europian U-16.
Në garë ishin tetë skuadra që morën pjesë në turneun e zhvilluar në Kosovë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Olsi Muça, fituan dje ndaj Maltës me rezultatin 61-57 (15-10, 11-19, 17-18, 18-10).
Një sukses që erdhi me përmbysje për Shqipërinë, takim ku u dalluan Antea Filopati, me 13 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime, mbështetur nga Anja Kasa me 18 pikë e 7 kërcime.
/r.e//a.f/