Një anëtar i Parlamentit Europian ka kritikuar Bashkimin Europian për paaftësinë për të siguruar dhe shpërndarë vaksinat anti-Covid.
Deputeti gjerman Gunnar Beck tha se Britania arriti të shfrytëzojë “liritë falë Brexit” për realizimin e një programi vaksinimi nga më të suksesshmit në planet.
Ai tha se programi i BE për vaksinën është kaotik, me grindje dhe mosmarrëveshje dhe një dështim i vërtetë.
“Gjermania do t’ia kishte dalë shumë më mirë vetëm, pa dorën e vdekur të BE-së”, u shpreh Beck.
Britania e Madhe ka arritur të marrë rreth 20 milion doza duke vaksinuar rreth 35% të popullsisë. Ndërsa në Europë, rritmet kanë qenë të ngadalta. Gjermania ka vaksinuar vetëm 5% të popullsisë prej 84 milion banorë, raporton newsbomb.al.
Po ashtu edhe Franca, ku rreth 4% e popullsisë është vaksinuar deri tani.
Eurodeputeti Beck e gjurmon problemin që në verën e vitit të kaluar, kur Britania e vetme arriti të porositë 90 milion doza të vaksinës AstraZeneca. Ndërkohë që BE vendosi të mos veprojë në emër të 27 vendeve anëtare.

























