Çmimi i Madh i Meksikës, do të zhvillohet me 71 xhiro në Pistën Hermanos Rodriguez, e gjatë 4,3 kilometra.
Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 21:00 ndërsa gara të dielën më 7 nëntor në orën 20:00.
Para Çmimit të madh të Meksikës, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 8 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 5, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Meksikës janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
- Max Verstappen (Holandë): 287,5 pikë
- Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 275,5
- Valtteri Bottas (Finlandë): 185
- Sergio Perez (Meksikë): 150
- Lando Norris (Britani e Madhe): 149
Klasifikimi i ekipeve
- Mercedes 460,5
- Red Bull-Honda: 437,5
- McLaren-Mercedes: 254
- Ferrari: 250,5
- Alpine-Renault: 104./ /os/