Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Monaco-s do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën e gjatë 3,3 kilometra me të njëjtin emër me qytetin. Ndërsa gara me 78 xhiro do të fillojë të dielën më 28 maj në orën 15:00.
Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tre gara dhe shoku i tij i skuadrës dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:
– Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holanë): 119 pikë
2. Sergio Perez (Meksikë): 105
3. Fernando Alonso (Spanjë): 75
4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 56
5. Carlos Sainz (Spanjë): 44
– Klasifikimi i ekipeve
1. Red Bull: 224
2. Aston Martin: 102
3. Mercedes: 96
4. Ferrari: 78
5. McLaren: 14 /os/


























