Myftinia Elbasan njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e dielë, më datë 𝟑𝟎.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟓, në Sheshin e Bezistanit “Gensher”, Elbasan.

 

Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjëratë, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 qëndrojmë në namaz.

 

Njoftohen të gjitha mediat që të marrin pjesë për mbulimin e lutjes së madhe të Bajramit, si një moment i rëndësishëm i bashkimit shpirtëror dhe harmonisë qytetare.

 

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen nga ora 𝟏𝟎:𝟎𝟎 deri në 𝟏𝟐:𝟎𝟎, në ambientet e Hotel Skampa, Elbasan.

 

P.S. Lutemi që qytetarët të jenë të informuar se oraret janë mbi bazën e ndryshimit të orës (kalimi në orën verore).

 

Myftinia Elbasan ju uron të gjithë besimtarëve:Gëzuar Fiter Bajramin!